Sherr me thika në Tiranë, plagoset një person

0
112

Një person është plagosur me thikë në Tiranë pas një sherri të çastit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Stacioni i Trenit ku një grup me persona ende të pa identifikuar kanë plagosur me thikë për motive të dobëta një shtetas të identifikuar me inicialet E.K.

Ndërkohë një sherr tjetër ka ndodhur në bulevardin ‘Migjeni’ në kryeqytet ku persona të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin e identifikuar me inicialet B.K.

Njoftimi:

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here