Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

0
57

Do të zhvillohet sot mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Mbledhja e parë u zhvillua me debate te ashpra. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit. Ky komision ka në fokus Check-upet dhe Sterilizimin pasi hoqi dorë nga koncesionet për laboratorët mjekësore e hemodializën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here