Me video/ Ja si e mbronte Veliaj, drejtorin ’19 mln euro’ Mariglen Qato

0
66

Erion Veliaj njihet tashmë si një prej politikanëve që mashtron, jo thjesht për fushata elektorale. Ai ka kaluar stadin e gënjeshtrave për vota, ndërsa merr përsipër të mbrojë edhe të pambrojtshmen.

Drejtorët e bashkisë, anëtarë të shtabit elektoral, atyre që i dhanë mandatin e 3-të si Kryebashkiak, ata që merrnin para publike përmes tenderave për një kompani që e kishin themeluar po vetë, sot janë në qeli me urdhër të SPAK, që po heton një skemë sa korrupsioni aq edhe mashtrimi e pastrami parash

Denoncimet janë bërë 1 vit më parë nga Belind Këlliçi, në atë kohë kandidat për Bashkinë e Tiranës.Por Erion Veliaj, teksa ndodhej në fushatë dhe u pyet lidhur me akuzat e Këllicit dhe si gjithmonë ai merr atë rolin e njeriut të indinjuar, që konsideron shpifje gjithçka.

Jam i informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë për shpifje në Prokurori.

Nuk më rezulton që drejtori i Bashkisë është aksioner në një kompani që ka përfituar 19 mln euro”, shprehej Veliaj.

Koha tregoi se Këlliçi kishte të drejtë, Veliaj thjesht ka bërë mashtrimin e rradhës publik. Por kjo nuk është se ndryshon gjë, thjesht ka pasuruar CV e tij, në rastin më të mirë si “mashtrues”.

Ndërkohë sot në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi tha “Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Erioni, ky idhtar i madh i drejtësisë së re, që jep leksione se drejtësia nuk bëhet më nëpër studio televizive por nga organet kompetente, bën mirë të qetësohet e të mos e harxhojë më penën duke u shkruajtur drejtorëve të tij hajdutë deklaratat e mbrojtjes, fill pasi i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here