Kur njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, Ivanishvili, vendosi që të transportonte një pemë me peshë 650 tonë nga një krahinë e vendit në parkun e tij privat botanik, kjo nismë u kthye në një metaforë për gjendjen që po kalon vendi, i cili ka ngecur në det të hapur.
Pema, e cila është e vjetër 135 vite dhe peshon 650 tonë, është e stërmadhe. Ajo u ble dhe më pas ngeci në mes të detit nga miliarderi i vendit, Bidzina Ivanishvili. Ky i fundit, përveçse njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, ka mbajtur më parë edhe detyrën e Kryeministrit.
Së fundmi, emri i tij është përmendur në mediat vendase, si një nga shtetasit që ka fshehur një pjesë të pasurisë në kompanitë “offshore”. Këto informacione dolën pasi shpërtheu skandali i “Letrave të Panamasë”. Ivanishvili banon në një shtëpi si ato të gangsterëve, të cilët nga larg në kodër kanë përpara syve të gjithë pamjen e kryeqytetit. Aty ai ka ndërtuar ujëvarën e tij, ka krijuar një kopsht zoologjik privat me kafshë ekzotike dhe rezervuar artificial për peshqit. Në një rezidencë tjetër ai mban zebrat, kangurët, pinguinët, krijesa të tjera dhe një nga gjërat më të çmuara, koleksionin e tij të pemëve.