DOSJA 5D/ Kush është drejtoresha e Veliajt që favorizoi me tender kompaninë e Qatos

0
72

Deborah Keçi, është një nga drejtoreshat me masë sigurie nga SPAK në Bashkinë Tiranë. Ajo është e njohur për shumë shqiptarë, pasi shpesh dilte në ekrane dhe fliste për sportin, çështjet e showbizit dhe për jetën e saj luksoze.

Deborah Keçi është ish-drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana dhe nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se ajo ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Deborah Keçi ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së.

SPAK ka vendosur që për të të caktojë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

AKUZA; Caktimin ndaj personit nën hetim D.K. të masave të sigurimit Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

/JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here