Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës

0
79

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një letër Gjykatës së Apelit të Juridiksionit për çështjen e vulës dhe logos së PD-së.

Në letër Gjekmarkaj shkruan se prej kohësh çështja po sillet si “patate e nxehtë” në dyert e gjykatave sa nga një nivel në tjetrin, duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd.

“Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vulës’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Rames. Opozita në çdo vend demokratik është ana tjetër e sistemit, balancuesja dhe kontrolluesja e tij. Anarkia legale për fatin e Opozitës e kompromenton rënde çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në menyrë të qartë e përfundimtare duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e antarësisë. Së fundmi Gjykata e Lartë përcaktoi me kompetencë dhe profesionalizëm sinoret ku Gjykata e Apelit duhet të mbështetet për ta zgjidhur në mënyrë definitive këtë çështje”, shkruan Gjekmarkaj.

Ndër të tjera, demokrati shprehet se “fati i Opozitës lidhet drejtperdrejt me fatin e Shqiperisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale.”

Gjekmarkaj kërkon që gjykata t’i kthejë legalitetin PD-së dhe opozitës “si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhenë prej kohesh, ju nderoni togen, sensin e drejtesise dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj.”

Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here