LSI letër Veliajt: Të merren masa për trafikun në sheshin Skënderbej

0
209

Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës nëpërmjet një letre dërguar kryebashkiakut Veliaj dhe kryetarit të këshillit Dalipi, kërkojnë marrjen e masave pas problemeve të krijuara me trafikun në sheshin “Skënderbej”.

Këshilltarët e LSI i kërkojnë kryebashkiakut Veliaj që të hapë sa më parë “Unazën e Vogël” e cila do të shërbente si një zgjidhje afatmesme dhe jo afatgjatë.

Këshilltarët e LSI e cilësojnë alarmantë situatën e krijuar pas bllokimit të qarkullimit në shëshin “Nënë Tereza” dhe stadiumit “Qemal Stafa”. Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të marrë masa urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

Sipas këshilltarëve të LSI, qytetarët janë të painformuar mbi projektin dhe hapja e sezonit të shkollës rëndon me shumë situaten.

Problematikat u ngriten pas mbledhjes së grupit të  këshilltareve të LSI në këshillin bashkiak të Tiranës

Në mbledhje e keshillit bashkiak kerkohet informacion per situaten e krijuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency