Antigonea pa transport publik, banorët dhe turistët lëvizin me këmbë ose me taksi

0
41

Mungesa e shërbimit të transportit publik në zonat rurale të Gjirokastrës, është një problematikë e kahershme e cila vijon të mbetet ende pa zgjidhje. Madje edhe në zonat që reklamohen me interes trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike dhe që janë me interes për turistët, ky shërbim mungon.

Mjafton një vëzhgim dhe nuk është e vështirë të dallosh banorët e zonës që detyrohen të ecin në këmbë për kilometra të tërë për të kryer nevojat dhe shërbimet e tyre.

Fshatrat e Antigonesë kanë një numër të konsiderueshëm banorësh, krahasuar me fshatra të tjerë që janë prekur masivisht nga shpopullimi dhe një linjë e transportit publik qoftë edhe në ditë të caktuara do të ishte një ndihmesë për banorët dhe turizmin e kësaj zone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here