Masakra në Moskë/ Putin: Përgjegjësit do marrin përgjigje

0
51

Presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim drejtuar kombit të tij pas sulmit me mbi 115 viktima në Moskë, është shprehur se përgjegjësit do të ndëshkohen.

Sipas tij, autorët e sulmit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës dhe por u arrestuan nga forcat e sigurisë së Rusisë.

“Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen”, u shpreh presidenti Putin duke shtuar se “4 personat e armatosur që shkaktuan sulmin janë arrestuar”.

Presidenti rus ka shpallur 24 marsin ditë zie, teksa e konsideroi sulmin në sallën e koncerteve një “akt terrorist barbar”.

“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë. Autorët u nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një “dritare” pritjeje”, kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë, për të qëlluar rusët në kontakt, ashtu si nazistët dikur bënë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha Putin.

Shërbimet e urgjencës në Moskë po vijojnë kërkimet për trupat e pajetë nën rrënojat e sallës së koncerteve ‘Crocus Hall’ ku ndodhi masakra e një dite më parë.

Deri më tani raportohen 115 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur pas sulmit terroristë me armë dhe lëndë plasëse, për të cilin janë arrestuar 11 persona nga autoritetet ruse të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here