Mario Mitaj le përshtypje Juventusit, gati oferta në verë

0
89

Mario Mitaj është dëshira e Juventusit për fashën e majtë të lojës. 20-vjeçari i Kombëtares luajti dje 90 minuta në humbjen që kuqezinjtë pësuan 0-3 kundër Kilit në stadiumin e Parmës.

 

Për të në stadium kishte edhe miq të veçantë, me drejtorin sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Giuntioli që mbajti shënime dhe e ndoqi nga pranë lojtarin. Mediet në Itali tanimë thonë se lojtari në pronësinë e Lokomotivës së Moskës është një ndër objektivat e verës së Juves.

 

Pritet që gjiganti i Serie A të bëjë ofertën e duhur në drejtim të rusëve, me Mitaj që ka vënë në punë Giuntiolin. Më i miri në fushë kundër Kilit, Mitaj ka shansin e karrierës të bëjë një lëvizje që do ishte fantastike edhe për futbollin shqiptar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here