I moshuari i sëmurë ankohet: S’kam marrë pensionin, shteti na ka bllokuar…

0
114

Gjergj Përgjivuka ka qëndruar në azilin e Poliçanit për rreth 2 vite dhe në janar 2021 është larguar. Gjergji tregon, se nuk ka arritur të marrë pensionin për muajt shkurt-mars dhe nuk i tregojnë, se çfarë ka ndodhur me dosjen e tij. Ai është i sëmurë me silikozë pulmonare dhe po rri te shtëpia e djalit të vëllait.

“Në datë 4 tetor të vitit 2018, kam bërë të gjithë dokumentacionin në shërbimin social në Tiranë dhe Tiranë më verifikoi dhe isha komplet në rrugë të madhe. Në çuan me raport mjeko-ligjor me të gjithë dokumentacionin. Për mua ishte tepër skandal. Jam larguar se nuk doja të qëndroja më aty. Shteti më ka bllokuar pensionin. Janarin e mora atje, donin të më mbanin 40% ata. Masa e pensionit ka qenë 178 mijë lekë të vjetra, kur kam qenë tek azili kam marrë deri në 110 mijë lekë”, shpreh Përgjivuka.

Pas këtij denoncimi, “Stop” kontaktoi me drejtorin e shtëpisë së të moshuarve të Poliçanit, Erjon Zylyftari, i cili tregon se ka bërë të gjitha veprimet që i moshuari të merrte pensionin që i takon.

Gazetarja: Mirëdita, si jeni?

Drejtori: Po! Mirë si je?

Gazetarja: Jam Domenika Bajraktari nga emisioni “Stop”, jam me Gjergji Përgjivuka që ka qenë tek azili në Poliçan.

Drejtori: Po!

Gazetarja: Ju e keni depozituar kërkesën e tij për largimin nga azili?

Drejtori: Po sigurisht, që po!

Gazetarja: E keni raportuar tek sigurimet shoqërore këtë ndryshim?

Drejtori: Po sigurisht, që po. Unë dorëzoj çdo muaj kërkesën dhe ai nuk rezulton në kërkesën, që unë bëj. Në momentin, që është larguar i moshuari, ka dalë nga forca ime ditore këtu. Ka bërë daljen, nuk rezulton këtu. Unë kam bërë kërkesën në pensione dhe nuk rezulton emri i tij, që të vijë këtu te mua.

Pas bisedës me drejtorin e azilit “Stop” ka bërë kërkesën në sigurimet shoqërore në Tiranë dhe problemi i Gjergj Përgjivukës është zgjidhur. Tashmë të moshuarit pensioni do i shkojë në banesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here