Spanja, Irlanda, Sllovenia, Malta thonë se janë gati të njohin Shtetin e Palestinës

0
61

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin Shtetin e Palestinës si “mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë” në rajonin e përfshirë nga lufta, njoftoi Euronews sot.

 

Katër liderët u mblodhën në kuadrin e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar “gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën”, duke shtuar se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë “kur ajo mund të japw një kontribut pozitiv dhe rrethanat janë të përshtatshme”.

“Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri,” një deklaratë e përbashkët e lexojnë katër krerët e qeverive.

Nëntë nga 27 shtetet anëtare të BE-së aktualisht e njohin Shtetin e Palestinës sipas të ashtuquajturve kufij të vitit 1967, që përfshin Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here