Princesha Kate Middleton diagnostikohet me kàncer: Kam nisur kimioterapinë!

0
69

Pas muajsh spekulime për vendndodhjen dhe gjendjn e saj, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi.

Në një deklaratë me video, Kate thotë se diagnoza ishte një “goditje e madhe” pas një “periudhe të vështirë” të disa muajve.

Kate ka shpjeguar se pas një operacioni abdominal në janar, u zbulua kanceri.

 

“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të nis një kurs të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.

Kate tha se rikuperimi nga operacioni mori kohë dhe tani prioriteti është familja e saj.

 

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që kemi mundur për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë private për hir të familjes sonë të re.”

 

 

 

 

Detajet e kancerit nuk janë bërë publike, por Pallati Mbretëror thotë se është i bindur se princesha do të ketë një shërim të plotë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here