Zbardhen arsyet e konfliktit që çoi mbrëmë në ekzekutimin e ish-të përndjekurit politik…

0
108

Zbardhen arsyet e konfliktit që çoi mbrëmë në ekzekutimin e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi.

Sipas News 24, 62-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e djeshme me tre plumba pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka pasur një konflikt të vjetër për një borxh të pa shlyer.

Autorët mësohet se janë identifikuar nga djali i viktimës. Baçinozi u vra mbrëmë teksa ishte në shoqëri të djalit të mitur

Viktima

Haxhi Baçinozi, 62-vjeçari i cili humbi jetën në një atentat në Liqenin Artificial, mbrëmjen e djeshme, mësohet se ka qenë ish-i përndjekur, i dënuar në sistemin komunist.

Baçinozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, për “Agjitacion e propagandë”.

Më tej, mësohet se viktima është dënuar sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “Veprën e terrorit në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here