Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ja arsyeja

0
62

Eshtë mbajtur paraditen e kësaj të enjte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, të cilët denoncuan njëri-tjetrin për dhunë.

Në seancë janë paraqitur vetëm avokatët e palëve. Mësohet se Gjykata ka vendosur t’i japë urdhër mbrojtje për një vit Gjergj Zaharisë, të atit të Elias. Ndërsa për Princin Leka dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars.

Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte pasi avokatja e Elia Zaharisë nuk kishte akt-ekspertizën për ushtrimin e dhunës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, një video me përmbajtje dhune me protagonistë ish-çiftin bëri xhiron e rrjetit. Sherri kishte nisur pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh Leka ka nisur një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here