Shtyhet seanca për Vangjush Dakon

0
47

Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve të çështjes.

Gjithashtu, në seancën e kësaj të hëne, nuk u paraqit as akt-ekspertiza që është kërkuar nga gjykata për projektin për llogaritjen e ndërtimit të vijës bregdetare, për të cilën dyshohet se Dako ka abuzuar me detyrën.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Në përfundim të hetimeve paraprake të SPAK, rezultoi se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here