QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE

0
461

nga Rigel Rizaj

Më datë 4 mars 2024, në cilësinë e autorit dhe botuesit njëherësh, aplikoj te Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në Fondin e Mbështetjes për Shkrimtarët e Rinj 2024 me vëllimin poetikHekubë”, bazuar në thirrjen e publikuar në faqen e institucionit, dhe aplikimi im i vlerësuar si korrekt, pranohet me Nr. Prot. 149.

Më datë 12 mars më vjen një email zyrtar në të cilin më njoftohet se libri im është përjashtuar nga gara pasi është i botuar si vepër dhe rregullorja nuk e lejon kandidimin e një vepre të botuar. Këtë gjë e ka konstatuar një prej anëtarëve tëJurisë. Mbetem i befasuar, nuk e dija as vetë që libri im qenkëshi botuar, për më shumë që vetë unë kam kërkuar mundësi alternative financiare në ndihmë të shtypjes së tij. Kërkoj informacion dhe njëfarë trasparence, duke sqaruar se libri nuk është i botuar (i njoh rregullat e lojës, pasi kam qenë dikur hartuesi i tyre), por nga QKLL-ja më vjen një përgjigje tejet e shkurtër, nëse mund të quhet përgjigje dërgimi i një linku që nuk shoqërohet me ndonjë shpjegim:https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/poezi/10439-hekube-rigel-rizaj-9789928468697.html

Ky link është i marrë nga faqja promovuese e subjektit Shtëpia e Librit, e cila vepron si librari fizike dhe online, ku shtëpia botuese Arka e Noes dërgon vazhdimisht të dhënat përkatëse përlibrat që do të botohen gjatë vitit, bashkë me ballinat e tyre, një marketim ky krejt i zakonshëm.

U shpjegoj ish-kolegëve të QKLL-së si qëndron çështja, kërkoj të di zyrtarisht se si mund të merren për bazë link-et, kur edhe vetë unë e kam publikuar ballinën e librit tim për marketing në llogarinë time Instagram, dhe se si nuk tregohet seriozitet për të verifikuar përpara se të merret një vendim arbitrar. Kërkoj të komunikohet me Jurinë për t’u njoftuar për gabimin në fjalë, por për sa nëkuptoj, ma refuzojnë këtë komunikim, sepse tashmë është vendosur.

Dua të them shkurtimisht se dikur kam qenë një nga nëpunësit e QKLL- sapo themeluar. Për disa arsye që mbeten deri diku të paqarta prej meje, drejtoresha e tij zonja Esmeralda Bardhuli (alias Alda Bardhyli) njoftoi befas dhe arbitrarisht shkarkimin tim në shkurt të vitit të kaluar. Gjendemi sot pas një viti, në pritje të një procesi gjyqësor, me një dosje shteruese nga pala paditëse mbi procedurën joligjore dhe të njëanshme ndaj shkarkimit tim. Një shkarkim që nuk mbështetet dot me argumentimin e shkeljeve administrative nga ana ime si nëpunës. Kjo ka qenë një arsye dyshimi nëse duhej të aplikojanë këtë fond, ku, ç’është e vërteta, nuk e prisja një fyerje të tillë, një gënjeshtër kaq të trashë.

Si duhet të veprojmë përballë gënjeshtrës dhe dhunës së pushtetit përdoret nga një drejtor çfarëdo? Ndërkohë që QKLL-ja e reklamon veten mediatikisht se e ndien për detyrim të promovojë letërsinë shqipe, shkrimtarët dhe krijuesit e rinj, përse duhet dëmtojë personin tim vetëm sepse drejtoresha i këtij institucioni është e vendosur ndaj kësaj?

Duhet të ndihem i keqardhur për anëtarët e Jurisë të cilët ndoshta edhe nuk janë pjesë e kësaj farse?! Nuk di të them, sepse ata bartin një përgjegjësi, e cila u vjen me firmosjen e një kontrate dhe duhet të jenë seriozë dhe skrupulozë në një proces. Përgjegjësia e tyre është të mos lejojnë të manipulohen dhe të jenë të drejtë. Në çastin që flasim kanë ndodhur dy akte:

1. QKLL-ja ka kompromentuar punën e Jurisë duke nxjerrë informacion nga një proces i brendshëm i saj. Në këtë moment ky proces quhet i zhvlerësuar, i njollosur dhe i ka humbur besueshmëria.
2. QKLL-ja nuk mund të refuzojë dhe të heshtë kur kërkohet transparencë apo kur kërkohet njoftimi i Jurisë për gabimin e ndodhur. Ky gjest kthehet në një akt të qëllimshëm dëmtimi.

Thënë këto, ky Fond Mbështetjeje për Shkrimtarët e Rinj e ka humbur ligjshmërinë e vet, Juria (ndoshta pa e ditur) e ka humbur besueshmërinë e saj dhe profesionalizmin dhe duhet të japë dorëheqjen për të mbrojtur imazhin e secilit anëtar. Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, për shkak të veprimeve arbitrare tilla, duhet të zhbëjë procesin dhe ta ringrejë në një çast të dytë, pas një analize të gabimeve të kryera, me një Juri tëre që nuk duhet të pranojë të përdoret nga fuqia e një drejtoreshe jo serioze.

Sigurisht, e ndodhur përballë një procesi gjyqësor, me sa duket Alda Bardhyli ia ka marrë dorën padive dhe nuk i intereson nëse përpilohet një padi e radhës ndaj akteve saj qëllimshme, pasi fund dëmet nuk i paguan xhepi i saj, por Buxheti i Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here