Ndarja nga jeta e Teodor Vasos/ Meta: Lojtar ikonë! Do ta kujtojmë me nderim e respekt

0
124

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbajtur fjalim në homazhet që po zhvillohen në nder të legjendës së futbollit Teodor Vaso, që u nda nga jeta një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij Meta e ka cilësuar Vason një lojtar ikonë, i cili do të kujtohet me shumë nderim, me shumë respekt.

“Përjetë do t’u jemi mirënjohës Teodor Vasos dhe shokëve të tij të paharruar, Lin Shllakut, Panajot Panos ,Ramazan Rragamit,Frederik Jorgaqit, Medin Zhegës, Ali Memës, Josif Kazanxhi si edhe Koço Dinellës, Fred Gjinalit dhe Sabah Bizit, që bënë historinë në 17 Dhjetor 1967 kundër Nënkampionëve të botës, duke frymëzuar gjeneratat e mëvonshme për suksese të mëdha dhe ëndërra të guximshme”, shprehet Meta ndër të tjera.

Fjala e plotë e Metës:

Dua sot të shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë komunitetit të Korçës, por dhe gjithë komunitetit sportëdashës anembanë vendit, dhe kudo ata ndodhen, përfshirë edhe Koço Dinellën dhe Alfred Gjinalin që ndodhen në SHBA.

Sabah Bizin në Shkodër, dhe njëkohësisht të shpreh nderimin më të thellë, për legjendën e futbollit korçar dhe kombëtar Teodor Vason, i cili sot i bashkohet në përjetësi shokëve të tij të paharruar, me të cilët la një gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit tonë.

Panajot Pano, Ramazan Llagami, Ali Memës, Josif Kazanxhi, Lin Shllakut, Frederik Jorgaqit. Të gjithë atyre yjeve të cilët në 17 Dhjetor 1967, çelën një perspektivë krejt tjetër të panjohur më parë, për futbollin tonë, por edhe të papritur për Europën, e cila për herë të dytë do të presë Kombëtaren e Shqipërisë, në Europianin që po vjen.

Për mua ka qenë kënaqësi që të njihesha nga afër me Teodor Vason, edhe jam i sigurt që të gjithë do t’a kujtojmë me shumë nderim, me shumë respekt.

Trashëgimia që ai ka lënë është e jashtëzakonshme, për njerëz të tillë, me vlera të tilla në fushën e sportit, kulturës, artit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here