Plagosje me thikë në Pogradec, autori 40-vjeçar në kërkim

0
39

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta me një 40-vjeçar në Pogradec.

Policia ka shpallur në kërkim autorin 40-vjeçar me inicialet E.Ç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se dëmtuar lehtë me mjet prerës një 22-vjeçar. “- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here