Bardhi: Nëse nuk bihet dakord në Konferencën e Kryetarëve, opozita vazhdon aksionin e saj

0
59

Kryetari i grupit parlamentar, njëkohësisht edhe nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur në lidhje me dakordësinë e deritanishme me PS-në për tre çështje, është shprehur se nëse kjo dakordësi nuk do të merret edhe në Konferencën e Kryetarëve, atëherë opozita do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend.

‘Nëse nuk bihet dakord në konferencën e kryetarëve që të miratohen komisionet hetimore, pjesëmarrja e opozitës në reforma dhe ligjet që kërkojnë ¾, si dhe marrja e propozimeve të opozitës për ligje dhe nisma që kanë 2 vjet që flenë në sirtarët e kuvendit, padiskutim që do të vijojë aksioni i opozitës në Kuvend.

Nuk ka asnjë tërheqje nga aksioni dhe nga 3 kërkesat tona.

A mund të shtojmë ne kërkesa? Patjetër që po. Mund të ndiqet edhe strategjia që për shkaqe politike ne nuk e njohim Ramën për kryeministër.

Nuk kam pasur takim me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, atë e kam takuar të martën në konferencën e kryetarëve.

Problem i tij në raport me shqiptarët, nëse tërhiqet besoj se është një lajm i mirë për Entonin, që nuk respektohen të drejtat kushtetuese të opozitës dhe Edi Rama për të qëndruar në pushtet ka nevojë të prodhojë opozita të rreme.

Nëse nuk ka vendimmarrje të dakordësuar të konferencës së kryetarëve për të treja aktet që kemi rënë dakord nuk ka tërheqje nga aksioni i opozitës.

Unë kam shprehur publikisht që grupi parlament i PD-së i qëndron dakordësisë në parim që kemi rënë në konferencë.

Gjithçka që kemi diskutuar aty është regjistruar me audio dhe me procesverbal me shkrim’, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here