Video/ Jehona e protestës jashtë kufinjve, ju falënderojmë që na kujtuat se…

0
93

Shqiptarët jashtë vendit mbështesin protestën e studentëve: Ju falënderojmë që na kujtuat se
Të rinjtë shqiptarë emigrantë dhe ata që studiojnë jashtë vendit kanë dalë në mbështetje të studentëve që protestojnë para Kryeministrisë.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ata deklarojnë se protesta e të rinjve u ktheu shpresën shqiptarëve.
Në mesazhin e tyre ata shprehen:
“Popujt që harrojnë historinë e tyre janë të destinuar ta përsërisin atë. Të gjithë ne, duam t’ju falënderojmë për këtë rifreskim kujtese:
Ju falënderojmë që na kujtuat se përveç largimit ekziston dhe mundësia e të rezistuarit për të drejtat e gjithsecilit. Tuajat!
E që sot mund të ishin tonat.
Ju falënderojmë që na kujtuat se sa shumë mund të luftosh për vendin ku ke lindur”.

 

https://streamable.com/yjwo7

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here