Shkullaku: Goditja e Berishës u bë për të lënë Edi Ramën të qetë në 4 vitet e mandatit të tij të tretë

0
57

Gazetari Armand Shkullaku tha në “Çim Peka LIVE” ne SYRI TV, se ajo që thuhet në raportin e Këshillit të Ambasadorëve të SHBA nuk është se ka diçka të re që ne nuk e kemi thënë më parë.

Shkullaku tha se ajo që pohohet nga ky raport, që edhe ne e kemi thënë shumë herë,  është fakti se Sali Berisha nuk është “viktimë” e korrupsionit, por si një veprim që t’I fusim frikën Qeverisë. Por sipas Shkullakut, ky është thjesht një justifikim.

“Përsa kohë ky vraport bëhet nga një organizëm serioz, si Këshilli i Ambasadorëve të SHBA, që janë ambasadorë që kanë punuar për Departamentin e Shtetit, ata thonë se ky vendim i shpalljes non grata, nuk është bazuar në procedura”, tha Shkullaku.

Ai tha se shpallja e z.Berisha “non grata” është një lobim i fortë nga Tirana me grupe të forta në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe kjo erdhi pas zgjedhjeve të 2021 ku Edi Rama nuk pati 50% të votave dhe dihet shumë mirë se si i siguroi ato mandate.

“Goditja e Berishës u bë për të lënë Edi Ramën të qetë në 4 vitet e mandatit të tij të tretë”, tha Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here