Bardhi-Ramës: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët!

0
45

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili tha nga Shkodra se ftonte që pjesë e PS-së të ishin edhe demokratët.

Përmes një postimi në rrjetin social, “X” Bardhi shkruan se Rama duhet “të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët”.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here