Siguroi targat e makinës për atentatin në “Don Bosko”/ Profili i errët i Nikoll Sherrnikut, i riu i arrestuar edhe më parë për vrasje

0
169

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin, Nikoll Sherrniku, i dyshuar si bashkëpunëtor në masakrën e “Don Boskos” ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën disa të tjerë. Ngjarja ndodhi më 12 mars të këtij viti.

Sherrniku sipas hetimeve ka siguruar mjetet e përdorura në ngjarje, si targat e makinës të marra në Gjermani. 28-vjeçari është arrestuar më herët edhe si autor i dyshuar për vrasjen e Xhuljo Prelës në dhjetor të vitit 2020 në aksin rrugor Lezhë -Milot.

Po ashtu mësohet se Sherrniku është arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Shëngjin me kallashnikov në automjet bashkë me një vajzë ku dyshohej se do të kryente vrasje. Materialet për atentatin në “Don Bosko” i kishte siguruar para se të arrestohej.

Vrasja e Mimoza Pajës në Don Bosko/ Arrestohet një 28-vjeçar. Dyshohet se solli targat në Gjermania dhe ia dha autorëve që kryen atentatin në lokalin e Fatjon Muratit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here