Takimi me Ramën, kryebashkiaku i Kavajës: Ishim për interesin e qytetarëve, bindjet politike i kemi treguar

0
70

Në takimin e Edi Ramës me 61 kryebashkiakët e vendit, ishin të pranishëm edhe 6 kryetarë bashkish të zgjedhur nga opozita.

Edhe këta të fundit, prezantuan projektet e tyre dhe kërkuar nga qeveria financim për to.

Gjatë një prononcimi për media, kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me praninë e tyre në Shkodër, ku Rama dhe qeveria e tij zhvilloi takimin me kryebashkiakët.

‘Ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe qeverisë, për të bashkërenduar punën dhe për ti shërbyer komunitetit që na ka zgjedhë.

Besoj se edhe kolegët e mi, nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat e qytetarëve. Ndasitë politike i kemi treguar në 14 maj se kush jemi dhe çfarë qëndrimi kemi mbajtur.

Nuk besoj se është ndonjë çudi që ne ishim sot këtu.

Ne kishim kërkesat tona për zonat tona. Ato i shqyrtuan dhe i panë, tani nuk e dimë se sa qeveria do të reagojë për këto.

Garanci u dha se do të trajtoheshim të barabartë, por veprat do ta tregojnë se sa do bëhet.’, tha kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja për gazetarët

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here