Mal Berisha: Këshilli i Ambasadorëve të SHBA vlerësoi se janë bërë shkelje për të sanksionuar liderin e opozitës

0
71

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha në gjatw fjalws nw “Rrugën e Shpresës” u shpreh se Këshilli i Ambasadorëve të SHBA-së është i përbërë nga diplomatët më të shquar të administratave të SHBA-së ka rreshtuar të gjitha shkeljet që kanë bërë mercenarët e Ramës për të shpallur nongrada Sali Berisha.

“Sonte nuk po prezantohem me emër, as si demokrat por si njeriu më proamerikan në Shqipëri, pasi shqiptarët janë populli më pro amerikan në europë. Në SYRI TV ju keni parë një deklaratë të Këshillit të Ambasadorëve në SHBA ku i bënë një radioskopi të plotë gjendjes politike në Shqipëri.

Unë jam anëtar i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë që përbëhet nga një grup diplomatësh bipartizan. Jemi grumbulluar të gjithë bashkë që nëse shteti të jep detyrën e ambasadorit do ti shërbejë qeverisë dhe interesave të vendit të tyre.

Si anëtar i këshillit të ambsadorëve të Shqipërisë dua të informoj se ky këshill është ngritur nën frymën e Këshillit të Ambasadorëve të SHBA ku përbëhet nga një grup i madh nga njerëzit më të shquar të diplomacisë amerikane”, tha Mal Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here