Projekt-ligjet kaluan me 68 vota, PD kërkon të shpallet i pavlefshëm votimi në Kuvend

0
63

Në seancën e sotme parlamentare, socialistët miratuan projektligjet në rendin e ditës në mungesë kuorumi, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendin.

Për këtë shkelje, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Kryetares së Kuvendit deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Shkak u bë miratimi i rendit të ditës të seancës plenare, ndonëse në nisje të votimit u bë e qartë mungesa e kuorumit prej 71 deputetësh. Në sallë ishin vetëm 68 kartonë jeshil, të pamjaftueshëm për të nisur këtë proces, por pavarësisht kësaj, nënkryetarja Ermonela Felaj kaloi menjëherë votim projektligjet në rendin e ditës. Votim që sipas opozitës ishte joligjor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here