E moshuara ra nga ura në Shkopet dhe humbi jetën/ Banorët: Shteti s’ka ndërhyrë për ta rregulluar që nga viti 2010

0
137

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Shkopet ku një 86-vjeçare ra nga ura e fshatit dhe përfundoi në ujërat e lumit Mat, duke humbur jetën.

Pas ngjarjes kanë reaguar edhe banorët e fshatit Shkopet, të cilët kanë fajësuar shtetin, se nga viti 2010 nuk ka ndërhyrë për t’ua rregulluar urën.

Siç raporton news 24, më 3 dhjetor të vitit 2010, ura e fshatit Shkopet u rrëmbye nga ujërat e lumit Mat pas hapjes së digës së hidrocentralit, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 vite, asnjë institucion shtetëror apo vendor nuk ndërhyri.

Duke qenë se nuk u rregullua as nga Bashkia Kurbin e as nga shteti, banorët e kishin rindërtuar urën vetë, por mungonte siguria në të. Njëri prej banorëve të fshatit, Frrok Pergjoka thotë se faji është i shtetit për humbjen e jetës së të moshuarës.

86-vjeçarja Dava Gjegji dyshohet se duke kaluar mbi urë ka rënë aksidentalisht prej saj. Fatkeqësisht e moshuara nuk mundi të dalë nga uji, duke humbur jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here