Kokainën e fshihnin pranë lumit/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali

0
127

12 persona u arrestuan si pjesë e një operacioni anti-droge, ndërsa 32 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë. Mësohet se hetimi për operacionin që goditi një grupin kriminal, pjesa më e madhe e së cilëve ishin shqiptarë, nisi që në vitin 2019.

Autoritetet italiane kanë mundur që të zbulojnë të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, Shqipëri dhe më pas lënda narkotike çohej në Itali, në rajonin e Abruzzo-s, pranë lumit Alento, ku ruhej e fshihej.

Ndërkohë që në pranga kanë përfunduar: Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti; Gjysho Bana, 38 vjeç, shqiptar; Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano; Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo’; Andreas D’Onofri; Emiljan Guri 31 vjeç; Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore; Bujar Perlica, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano; Edmond Roci. , 45 vjeç shqiptar; Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo; Brikeli Ziu, 35 vjeç; Miklovan Ziu, 42 vjeç shqiptar; Armand Veliu, 34 vjeç.

Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal u quajt me kodin “Alento” për shkak se droga fshihej pranë lumit me të njëjtin emër. Ndërkohë që deri më tani përllogaritet se janë gjetur dhe sekuestruar rreth 60 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here