Elona Caslli: Ndërkohë që kryebashkiaku ka kullëzuar Tiranën, lëshon zagarët të persekutojnë njerëzit që mundohen të fitojnë buken e përditshme !

0
72

Nga Elona Caslli:

Çohu! Çohu! Çohu!

Vendndodhja- Shkolla e Baletit

Personazhet- Një polic, një burrë i moshuar që kishte një qese me manaferra në duar dhe e tundte ngadalë duke thirrur- 2000 lekë manaferrat.

Ora- 16.30

Përballë Shkollës së Baletit ka një furrë buke ku shërbejnë edhe kafe. Futem të marr një kafe dhe teksa pres radhën prapa shpinës sime, dëgjoj një zë që ulëret; Çohu! Çohu! Çohu!

Zëri është i vrazhdë dhe vrazhdësia e tij më bën të kthej kokën. Teksa kthej kokën shoh një polic bashkie që i hakërrehet burrit të moshuar me qesen e manaferrave në duar.

Afrohem. Polici nuk është më shumë se 40 vjeç. Sytë e burrit të moshuar janë të përhumbur dhe qesja e manaferrave lëkundet si lavjerrës në duart e tij.

Shikimi im kryqëzohet me atë të policit.I them veç pak fjalë-  A ke prindër në shtëpi zotni?! A ke babë në shtëpi?! A ke Zot?! Çfarë po bën?!

Pllakos heshtja. Jemi tre. Unë, polici dhe burri me manaferra. Polici rri i heshtur për pak sekonda e mandej kapërcen rrugën për të hipur në makinën e bardhë ku shkruhet ” Policia Bashkiake”

Post Scriptum- Ndërkohë që kryebashkiaku rrugaç ka kullëzuar një qytet të tërë, na vjedh çdo ditë me inceneratorët imagjinarë, lëshon zagarët e tij të persekutojnë njerëzinë që mundohet të fitojë bukën e përditshme në një cep rruge, sepse i prish imazhin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here