9×10 Novanta, premiera e nëntë regjisorëve në Tiranë

0
106

9x10 NovantaSonte në mbrëmje është cilësuar si një nga projektimet speciale jashtë konkurrimit të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë në Tiranë (TIFF). Bëhet fjalë për prezantimin e premierës e 9×10 Novanta, film i realizuar nga nëntë regjisorë të “meglio gioventù” të kinemasë italiane për të festuar 90-vjetorin e Institutit Luce. Marco Bonfanti, Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello dhe Sara Fgaier, Giovanni Piperno, Costanza Quatriglio, Paola Randi, Alice Rohrëacher dhe Roland Sejko-s u ftuan për të realizuar një film

 Sonte në mbrëmje është cilësuar si një nga projektimet speciale jashtë konkurrimit të edicioni të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë në Tiranë (TIFF).

Bëhet fjalë për prezantimin e premierës e 9×10 Novanta, film i realizuar nga nëntë regjisorë të “meglio gioventù” të kinemasë italiane për të festuar 90 vjetorin e Institutit Luce. Marco Bonfanti, Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello dhe Sara Fgaier, Giovanni Piperno, Costanza Quatriglio, Paola Randi, Alice Rohrëacher dhe Roland Sejkos u ftuan për të realizuar një film, ku secili do zgjodhi dhjetë minuta imazhe nga Arkivi i Institutit Luce. Lindi kështu një album rrëfimesh të ndryshme, që u prezantua me shumë sukses në bienalen e fundit të Venecia-s si event i veçantë në bashkëpunim me Giornate degli Autori. Të enjten më 6 nëntor, në orën 13 Daniele Greco, një nga themeluesit e festivalit të filmave me metrazh të shkurtër Magma i Acireale-s, ndër të tjera anëtar i jurisë TIFF, në kuadër të një shkëmbimi eksperiencash dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, do të prezantojë një përzgjedhje filmash me metrazh të shkurtër të festivalit Magma; gjithmonë të enjten, në orën 18:30, do të realizohet projektimi special i dokumentarit Quando c’era Berlinguer që ka shënuar fillimin si regjizor të Ëalter Veltroni-t. Regjizori ka dashur të rrëfejë njeriun, liderin politik, kujtesën dhe një faqe të historisë italiane me dëshmi dhe imazhe mbi jetën e sekretarit historik të Partisë Komuniste Italiane. Dokumentari nis që nga momenti i fitores së referendumit për divorcin në maj 1974 dhe mbyllet me funeralin e Enrico Berlinguer në sheshin San Giovanni në Romë.

Festivali mbyllet të dielën, më 9 nëntor me projektimin special të filmit In grazia di Dio i Edoardo Winspeare. Filmi, i prezantuar në edicionin e fundit të Festivalit të Berlinit, i realizuar në Pulja, rrëfen historinë e katër grave të së njëjtës familje që, kur janë duke humbur gjithçka, si pasojë e krizës ekonomike, gjejnë një mënyrë reagimi duke vështruar të mirat e vërteta që zotërojmë dhe që shpesh i harrojmë. Këto janë nga takimet me kinemanë italiane në TIFF, hapja e të cilit u bë një ditë më parë. Ndërsa mbrëmë u shfaq bashkëpunimi Kosovë-Holandë, filmi me metrazh të gjatë “I kthyeri”, me regji të Ernest Mehollit. Një lidhje dashurie, që mbetet e pamundur.

 

 110 botues në Panairin e Librit në Tiranë

110 botues do të marrin pjesë në edicionin e shtatëmbëdhjetë të Panairit të Librit në Tiranë, panair i cili do t’i kushtohet edhe 200-vjetorit të Jeronim de Radës, i cili do të hapet më 12 nëntor dhe do të jetë i hapur deri më 16 nëntor. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në një konferencë për medie, foli për rëndësinë e këtij panairi, që sipas tij, është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqipfolëse. “Ky panair do të bashkojë të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medies… me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë”, – tha ndër të tjera Ymeri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency