“Mbifuqia” e Ramës mban emrin ‘Soros’!

0
228

Nga Gëzim Saliu

“Nuk e mund dot kush Edi Ramën, ka ndërkombëtarët nga pas”! Kjo është një ndër frazat më  ‘hit’ gjatë mbrëmjeve në studiot kryesore televizve, e përdorur gjerësisht nga politikanë, diplomatë, analistë apo  edhe gazetarë. Ky refren vazhdon e kumbon pa ndalim, me vite e radhë, si një këngë e regjistruar rishtazi në kasetat me shirit, shembull i ‘modernizimit’ në fund vitet ‘90.

E pikërisht Edi Rama, që erdhi si njeriu modern në politikën shqiptare, i thirrur nga kryeministri i kohës Nano për postin e ministrit të Kulturës në vitin e largët 1998, sot pas gjithë këtyre viteve i sprovuar me pushtet , ka treguar se nuk dallon shumë nga politikanët tradicionalë të ‘brumuar’ brenda vendit.

Megjithatë, në studio e korridoret politike buçitet me të madhe fakti se përtej kthimit të panatyrshëm të ‘liderit modern’ në një autokrat, Rama vazhdon e fiton se gëzon mbështetje ndërkombëtare. Nëse nuk kaloi pa u vënë re, përdora fjalën ‘fakti’ jo pa qëllim, pasi si realitet i dukshëm, krejt në sipërfaqe, është vërtet kështu! Edi Rama mban samite në Tiranë me liderët e Rajonit, Edi Rama thirret e pritet në zyrën ovale, në pallatin ‘Elize’, në Bundestag e kudo!

Të njejtat vende ose diku më pak e më shumë janë vizituar edhe nga ish kryeministri Berisha apo më parë edhe nga Ilir Meta. Por nëse Berisha apo Meta kanë shkuar në to me ‘këmbët e veta’, Rama shkon e fton me kartën e Fondacionit.

Një pjesë e mirë e këtij grupimi që përhap ‘gojëdhënën’ e mësipërme është krejt i vetëdijshëm se e gjithë ‘mbifuqia’ e Ramës dhe mbështetja e gjerë ndërkombëtare që ai gëzon vjen në fakt prej njeriut që e ka mbështetur karrierën e kryeministrit shqiptar që në filiz e deri sot kur ajo ka kapur majat.

George Soros dhe sot djali i tij Alex Soros ( i cili ka trashëguar zyrtarisht perandorinë nga babai) janë mbështetësit kryesorë të kryeministrit Rama dhe mbi të gjitha orientues të politikave të ndjekura prej tij; që nga ‘këshilla’ për pranimin e armëve kimike kur ende nuk kishte ngrohur kolltukun e kryeministrit, për të vijuar më pas me reformën në drejtësi duke ofruar ‘falas’ ekspertizën dhe ekspertët e ‘nivelit të lartë’ e deri sot te pranimi i emigrantëve në vend, vendim i cili praktikisht e kthen Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

E njejta logjikë e ‘globalizimit’ e frymëzuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” është ndjekur edhe për politkat që kanë nxitur emigrimin masiv të shqiptarëve, duke shkaktuar si pasojë të pa evitueshme ‘popullimin’ e vendit me qytetarë të botës së tretë.

Këdo lider që Soros e ka pranë vetes dhe ka bashkëpunim, duke nisur nga administrata Blinken, me pas Presidenti Macron e deri te Zelensky, jane personalitete që nuk ja kanë refuzuar ftesën e takimin me kryeministrin shqiptar, madje edhe e kanë ftuar në rezidencat respektive. Rastësi? Unë mendoj që jo!

Soros njihet për lidhjet e tij të forta me të majtën, si në Evropë ashtu edhe në SHBA. Një prej njerëzve më të rëndësishëm në prapaskenë të demokratëve amerikanë ( e majta në SHBA) në 30 vitet e fundit është pikërisht ai!  Në një intervistë të pak kohëve më parë, trashëgimtari Alex do të deklaronte se planifikon të vazhdojë të përdorë pasurinë e familjes për të mbështetur politikanët amerikanë me prirje të majta. “Unë jam një njeri më politik se babai”-  pohonte ai pa ndroje.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros, të njohura shkurtimisht si OSF, financojnë rreth 1.5 miliardë dollarë në vit grupet që sipërfaqësisht angazhohen për të drejtat e njeriut apo ndërtimin e demokracive, ndërsa me rëndësi parësore për filantropin amerikan është axhenda e orkestruar në prapaskenë.

Por mos dalim shumë nga thelbi!

Fondacioni Shoqëria e Hapur ushtron aktivitetin në Shqipëri prej 28 vjetësh. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS dhe një pjesë e mirë e ministrave të 3 kabineteve të tij kanë punuar me SOROS si marrës grantesh, bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është po ashtu një ‘benjamin’ i Fondacionit, i skematizuar si pasues i Ramës.

Edi Rama ka ndjekur në perfeksion çdo direktivë që ka ardhur nga Fondacioni dhe kjo besnikëri është shpërblyer padyshim me kredenciale politike, gjë e cila nuk është aspak problem për Fondacionin dhe mliardat që disponon. Janë të njohura publikisht lidhjet e Fondacionit me anëtarë të PE-së dhe politikanë të njohur nga Brukseli.

Por jo vetëm kaq. Ndikimi më i fortë i Soros është te politika amerikane dhe ‘sponsorizimi’ i njerëzve besnikë të tij për ti portretizuar si ‘udhëheqës të shquar’ nuk është aspak një mision i pamundur.

Shihni pak se çfarë ndodh me Aleks Soros! Ai është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë. Kujtojmë takimet e Open Ballkan dhe shumë takime të tjera, ku Soros junior gjendet përherë pranë Ramës e Vuçiç.

Pikëpyetja që do duhej ngrihej si rregull është se në çfarë cilësie merr pjesë Aleks Soros në këto takime ku marrin pjesë vetëm liderë politikë dhe drejtues shtetesh?!

Në fakt Aleks Soros është promotori në prapaskenë i tyre, është ‘skenaristi’ i gjithçkaje të ‘madhe’ ndodh, ndërsa u jep ‘besnikëve’ Rama e Vuçiç mundësinë e rolit protagonist.

Dhe në fakt për ta kuptuar këtë, mjafton të shohësh përgjigjen e kryeministrit sot kur u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm dy ditë në samit, por edhe në foton familjare me liderët.

“Harroi të të pyeste edhe ty.”- tha Rama me arrogancë!

Në fakt Rama brenda vetes e urren faktin që Soros shfaqet kaq publikisht si pronar real i eventeve, do dontë më së paku që në sytë e publikut shqiptar, atij ballkanas  e më tej evropian, të shfaqej një prodhim ‘one man show’. Por ‘producentët’ zakonisht nuk i marrin parasysh dëshirat e aktorëve, sado të rëndësishëm qofshin! Përtej çdo shkëlqimi që i japin protagonistëve, në fund të ‘filmit’ ata e bëjnë të ditur se gjithçka u bë e mundur vetëm falë tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here