Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Mediat greke: Mitsotakis bojkoton, shkak çështja Beleri

0
64

Përfaqësuesi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në konferencën e sotme, ka mohuar zërat se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë në samitin e 28 shkurtit, në Tiranë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai sqaroi se kryeministri Mitsotakis nuk do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin shqiptar, ku mes liderëve të tjerë do të marrë pjesë edhe Zelensky.

Kryeministri grek kishte marrë një ftesë të cilën e kishin nënshkruar Rama dhe Zelensky si bashkëorganizatorë.

Raportohet se vendimi i Mitsotakis për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Tiranës është i lidhur me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here