Protestat e fermerëve në Bruksel, mësim si duhet protestuar në Shqipëri !

0
117

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shpërndarë në Facebook disa pamje ku para ndërtesës së BE në Bruksel ,fermerët i kanë vënë flakën gjatë protestës së tyre. Protestat në Bruksel janë përshkallëzuar në atë pikë ku nuk lejuan as zyrtarët që të hynin në zyrat e tyre.

Në një kohë kur Europa ‘po digjet’ nga protestat e fermerëve të cilët kërkojnë të drejtat e tyre, në Shqipëri ata janë totalisht në mjerim dhe shohin si shpresë vetëm largimin nga vendi. Vasili shkruan se protestat kundër mafies qeveritare janë e vetmja formë shpëtimi për vendin që po shpopullohet dita-ditës dhë këto pamje duhet të jenë një mësim.

Postimi i Vasilit:

Protesta e fermereve ne Bruksel, mesim se si duhet protestuar ne Shqiperi!

Pamjet ne VIDEO jane nga Brukseli perpara nderteses se BE pas protestes se fermereve dy dite me pare.

Fermeret protestuan shume shume fort duke mos i lejuar zyrtaret e Brukselit as qe te hynin ne zyrat e tyre, pervecse ndezen zjarre dhe leshuan gjithshka mbi ndertesat e Keshillit Europian dhe Komisionit Europian.

Kjo proteste ka tronditur te gjithe Europen dhe te gjitha Qeverite, qe kane bere veshin e shurdher ndaj kerkesave te drejta dhe mbijeteses se fermereve.

Ne Shqiperi fermeret jane ne mjerim, totalisht te pambeshtetur dhe po largohen nga vendi per te mbijetuar.

Zyrtaret e huaj ne Shqiperi kane qare e larë, dhe bene deklarata shume te forta edhe per nje cope kerpudhe porcelani ne oborrin e Kryeministrise gjate protestave te opozites dhe qytetareve.

Ndersa protestat ne vendet me te pasura e me demokratike te Europes jane normalitet, keta zyrtare te huaj ketu ne Shqiperi predikonin dokrra demagogjike te influencuara nga diplomacia e havjarit ( diplomacia e korruptuar) per protestat e opozites.

Protestat e drejta, te forta dhe te rrepta kunder korrupsionit dhe mafies qeveritare ne Shqiperi jane shpetim per qytetaret dhe per vendin, qe po shpopullohet dhe po plackitet pa pushim nga kjo narkoqeveri e kalbur dhe e inkriminuar e Rames dhe bandes se hajduteve perqark tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here