Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 24 vjeçari

0
164

Policia e Forcave të Posaçme Shqiponja ka arrestuar një 24 vjeçar pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri tip pistoletë në makinë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Leonard Gjergji, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Jeep”, që drejtohej nga Gjergji, në sediljen e pasme, në çantën personale   iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here