Xhaka pas humbjes përballë Mançesterit: Duhet të marrim pikë në shtëpi

0
162

Taulant Xhaka nuk mundi dot të përjetonte të njëjtat emocione si më 27 shtator 2011, në rikthimin e tij në “Old Trafford”, atje ku mesfushori kuqezi debutoi në Champions kundër Mançester Junajtid. “Djajtë” fituan 3-0 falë golave të Felainit, Lukakut dhe Rashfordit mbrëmjen e së martës, ndërsa në ndeshjen tjetër të Grupit A, surprizën e bëri CSKA-ja e Moskës që përmbysi Benfikën brenda në Lisbonë.

Pikërisht kjo fitore e rusëve, për Xhakën tregon sesa rivalizuese do të jetë gara në këtë grup për një vend në 1/8-at. “Fitorja e CSKA-së tregon se gjithçka do të jetë shumë e ngushtë në grup”, tha Xhaka pas ndeshjes. “Ne duhet të marrim pikë në shtëpi, pak rëndësi ka nëse ato do të jenë një apo tre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here