Persona të paidentifikuar djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

0
109

Një flamur i Kosovës është djegur gjatë natës në Zveçan. Lajmi është bërë i ditur nga Policia vendase, e cila shkruan se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

Nuk dihet ende se kush janë autorët. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here