Shpërndanin kanàbis çokollatë dhe kòkàinë, arrestohen katër persona

0
75

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në fshatin Xhafzotaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Choko”.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit Ani Binozi., 32 vjeç, Aleks Binozi, 37 vjeç, Eriket Kanani, 48 vjeç, të tre banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës dhe Shaqir Driza, 34 vjeç, banues në fshatin Shtrazë, Shijak, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në formën e çokollatës, në fshatin Xhafzotaj, Durrës. Gjithashtu, para kontrollit nga Policia, kanë tentuar të prishin provat materiale, në banesën e shtetasit A. B., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here