Ahmetaj: Kjo është rritja më e madhe ekonomike në 5 vitet e fundit

0
244

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike e 3-mujorit të parë është 2.96%. Sipas tij kjo është rritja më e madhe ekonomike në 5 vitet e fundit.

Ahmetaj: Unë ndaj me ju që lajmet ekonomike vazhdojnë të jenë të përmirësuara në favor të ekonomisë dhe konsumatorëve. Arsye e vetme është këmbngulja e qeverisë për të bërë reformat e duhura financiare, të pensioneve , në sistemin energjitik, në shtetin ligjor dhe shumë shpejt ajo në drejtësi. Shifrat ekonomike bëhen objekt i debatit politike. Përtej këtij debati statistika është statistike, pavarësisht interpretimit. Rritja ekonomike për 3-mujorin e parë të 2016 është 2.96. Kemi një rritje në karahasim me 3 mujorët e tjerë të 5 viteve të fundit.

Ministri Ahmetaj po ashtu tha se janë rritur të ardhurt për 8 mujorin e parë të 2016. Ai u shpreh se me përjashtim të birrës, të gjitha produktet e tjera janë në rritje

Ahmetaj: Cigaret rrije me 19%, vera 14%, pijet energjike 13%, kafeja në nivelet që ka qenë, karburnatet 3.2%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency