Prindi 1 dhe Prindi 2/ Xhaferri: Një përgjigje për armatën e Lalit që u indinjua nga fjala ime më 20 Shkurt

0
95

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, i është kundërpërgjigjur reagimeve që kanë ardhur pas fjalimit të tij në protestën e 20 shkurtit, ku ai theksoi nëna e babai janë të shenjta e se duhet të mbrohen fëmija nga konceptet “prindi 1 dhe prindi 2”.

Reagimi i Xhaferrit vjen pas një komenti të aktivistes së LGBTI, Xheni Karaj, e cila e ka fyer Xhaferrin duke e quajtur “trumykur” dhe “të dështuar” pasi pretendon se nuk po respekton dinjitetin dhe të drejtat e njeriut.Prindi 1 dhe Prindi 2/ Xhaferri: Një përgjigje për armatën e

 

Teksa ka postuar një pjesë të fjalimit të tij në Facebook, Xhaferri rithekson se në fjalën e tij ai përmendi nënë dhe babain si të shenjtë për shoqërinë dhe vlerën që ka familja si pasuria më e madhe.

Por siç duket, shkruan Xhaferri, fjala e tij ka irrituar disa shoqata që kanë kthyer viktimizimin në mjete për të thithur fonde.

Ndër të tjera, Xhaferri përmend edhe formularin që qarkulloi në kopshte ku shënohej Prindi 1 dhe Prindi 2.

Postimi:

Në fjalën time në protestën e 20 Shkurtit skanova krimet e Rilindjes, duke nisur nga kanabizimi, afera e inceneratorëve që përçau grupin e strukturuar kriminal në disa klane, deri tek nxitja e eksodit drastik të 1 milionë shqiptarëve dhe gjenocidi me taksat publike që ktheu spitalet në morgje dhe mbylli shkollat dhe universitetet.

Fola për viktimat e panumërta të kriminalizmit të shoqërisë, për eksodin me gomone drejt Anglisë dhe të vdekurit rrugëve të Evropës, që shteti u braktis trupat e pajetë, duke mos ndihmuar familjet për kthimin në atdhe për t’i bërë ritet e vdekjes.

Prej një viti në mediet online dhe tradicionale flas për të njëjtat tema, ku kryefjalë kam denoncimin.

Në fjalën time u ndala edhe tek ata që mbështesin politikën e Prindit 1 dhe Prindit 2, të cilët disa vite më parë në një formular të shpërndarë nga Bashkia e Lali Erit në kopshtet publike të Tiranës kërkuan që në dokumente zyrtare të shënohet Prindi 1 dhe Prindi 2.

Mbrëmë më njoftuan se fjala ime kishte irrituar disa përfaqësues shoqatash që viktimizimin e ka kanë kthyer në mjet për të thithur fonde qoftë nga ato shtetëroret dhe shoqërisë civile që varen nga shpura e Veliajt, por dhe nga organizatat ndërkombëtare.

Ajo që thashë në tubim ishte e qartë, që në shoqërinë shqiptare nëna dhe babai janë të shenjtë dhe kanë vlerën e perëndisë dhe familja është pasuria jonë më e madhe, ndaj ashtu si në traditën e të parëve tanë në shekuj, pa përjashtim të majtë e të djathtë, të ardhmen e fëmijëve tanë nuk mund të lëmë në duart e atyre që kanë drojë dhe turp nga fjala nënë dhe babë.

Si një i ri i rritur dhe shkolluar në Perëndim respektoj zgjedhjet personale të secilit në jetë dhe kurrë nuk kam paragjykuar askënd, por kam zgjedhur të përqafoj vlerat konservatore në respekt të familjes sime, të krahinës sime dhe kombit tim, Shqipërisë.

Ata që po atakojnë fjalën time është qartë që nuk kanë denjuar t’a lexojnë dhe dëgjojnë të plotë, por kanë lexuar vetëm çfarë mendojnë se i viktimizon.

Çdo përpjekje për të krijuar debat shterpë nuk vlen, pasi kam bindjet se dertet që me të cilat përballët sot Shqipëria në këndvështrimin tim nuk kanë asnjë lidhje me dertet e disa palo-shoqatave dhe OJF-ve që na flasin për hallet e shqiptarëve nga hollet e Hoteleve Luksoze të Tiranës dhe bregdetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here