DETAJET E REJA/ 3 fëmijët në bashkëpunim; Ai që qëlloi ndaj babait ishte djali dhe jo vajza. Nëna në dijeni

0
190

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shën Vlash të Durrësit, ku u vra Pëllumb Meta, 50 vjeç.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, janë arrestuar të tre fëmijët, pasi  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babanë.

Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Dijeni ka pasur edhe nëna, e cila ka bërë veprime duke penguar zbardhjen e të vërtetës.

‘Hysen Meta ka kallëzuar se babai i tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1.

Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje.

Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H. M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë.

Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në hetim dhe gruaja pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës’, njofton Policia.

Vajza pranoi se vr*u babanë/ Arrestohet i vëllai që bëri denoncimin e zhdukjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here