Garda nuk e lejoi të futet në seancë/ Vokshi: Dënim politik, Byroja është shndërruar në organ censure

0
85

Deputetja demokrate Albana Vokshi nuk u lejua nga Garda të futej në seancën e sotme plenare pasi është përjashtuar me 10 ditë nga “Etika”.

Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

“Nuk u lejuam prej gradës me urdhër të Nikollës për te hyre ne seanca. Ju kujtoj që dj u njoftua mbledhja e Byrosë ankimimit që unë dhe Hoti bënë në lidhje me vendimin e sekretariatin e Etikes, i cili është shndërruar në një organ censure për deputetet  e opozitës.

Ju e ndoqët që pavarësisht njoftimit në deputetet ishim të pranishëm, me urhdër të Ramës mbledhja e byrosë dështoi. Pse? Në bazë të provave që unë kam, nuk ka pasur asnjë fakt për dënimin tonë, ka qenë një dënim politik.

Kemi bërë një letër përsëri sot, në bazë të dështimit të mbledhjes së Byrosë, i kam njoftuar kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vetë që unë do të jem në seancë sepse në bazë të rregullores,  në momentin që bëhet ankimimi, vendimi i sekretariatit anulohet. Tani këta thotë është hequr ky nen, është hequr edhe ankimimi, e kuptoni se çfarë po bëhet.”– tha Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here