“Duam Statusin!”/ Minatorët dalin sot sërish në protestë

0
118

Dhjetëra minatorë kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të enjte te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për Statusin e tyre që nuk është miratuar ende.

Ata thonë se ky premtim i pambajtur i qeverisë, ka lënë të zhgënjyer një komunitet të madh individësh që vijojnë ende këtë punë apo kanë qenë të punësuar në këtë sektor.

Me pankarta në duar “Nëntoka ka nevojë për status”, ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe kanë theksuar se në çdo bashki të vendit do të ndërtohen sindikatat e minatorëve dhe do të kërkojnë të drejtat e tyre derisa të realizohen nga qeveria.

“Flas në emër të minatorëve të bashkisë Klos rrethi i Matit. Ne do të kërkojmë me vendosmëri gjatë gjithë jetës sonë, ka 25 vite që kërkojmë statusin e minatorit.

Jemi të vendosur të sakrifikojmë dhe nuk e lëmë kurrë pa kërkuar të drejtat tonë.

Ju bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të marrë ë konsideratë kërkesën tonë.

Ne duam statusin e minatorit.

Ne do të ndërtojmë sindikatat e minatorëve në të gjithë Shqipërinë dhe më pas do të shtrihemi në çdo bashki.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here