Kryemadhi me gratë dhe vajzat e njësisë 7: Kujdesi për familjen, patriotizmi më i madh…

0
164

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pati sot një takim me gra dhe vajza të njësisë 7 në Tiranë. Kryemadhi u bëri thirrje atyre që të bëhen pjesë e politikës, pjesë e vendimarrjes me angazhimin e tyre.

Sipas saj, kushtet e vështira sot dhe krizën, e vuajnë pikërisht më shumë gratë, dhe për këtë solli shembullin e naftëtareve të Ballshit që janë në ditën e 25 të grevës.

Gratë vuajnë po ashtu më shumë, krizën e sistemit shëndetësor, tha ajo. Teksa jemi një vend i pasur me burime natyrore, tha Kryemadhi, jemi një vend i varfër në politikë.

Ndaj ajo i nxiti profesionistet e reja të marrin pjesë në aksionin e ndryshimit të madh që do të vijë me 25 prill.

Kryetarja e LSI, u shpreh se familja dhe kujdesi ndaj saj janë patriotizmi më i madh që mund të tregojmë sot.

Ajo u bëri thirrje vajzave dhe nënave të reja, të bëjnë sa më shumë fëmijë, për të pasuruar shoqërinë tonë, për ta bërë më vitale, më energjike.

Kryemadhi në fund të takimit, shpërndau karta anëtarësie për të rejat e bashkuara me LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here