Artan Hoxha: Atentatori i ngjarjes në Vlorë ka treguar edhe për goditjen ndaj Top Channel

0
117

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga arrestimi Muharrem Koroveshit, i dyshuar si organizator i një atentati në Vlorë, i cili mbeti në tentativë, pasi policia arriti të kapë Amarildo Xhanej, personin që do ta kryente.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Xhanej ka bashkëpunuar me autoritetet dhe se ka treguar detaje edhe nga ngjarja e ndodhur në Top Channel, ku televizioni u godit me armë dhe u vra roja.

Hoxha deklaroi se në Vlorë, situata është veçanërisht problematike, për shkak të luftës mes grupeve kriminale.

 

“Agjencitë e zbatimit të ligjit i paraprinë situatës dhe kanë ndërhyrë para se të ndodhen në një ngjarje tjetër.  Operacioni i ditës së shtunë, ka qenë vendim i Gjykatës Speciale, ku ka vajtur SPAK. Është kapur një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerët. Personi i kapur, ëhtë person që paraqiste rrezikshmëri të lartë, Muharrem Koroveshi, përdorte edhe emrat Muharrem Ismaili dhe Muharrem Myftari. Rezulton të jetë organizator i një atentati që do të kryhej në 6 gusht të vitit të kaluar në Lungomare në Vlorë.

 

Ajo ngjarje, policia u njoftua në kohë dhe është enigmë se si arriti policia të njoftohej. Ata që ishin objektivi, nuhatën që ishte futur në territorin e tyre njeri i panjohur.

 

Personi kishte ardhur nga Shkodra, një vrasës me pagesë, i identifikuar si Amarildo Xhanej, me pistoletë me silenciator dhe një veshje tjetër, me doreza. Sapo hyri në një pastiçeri, afër lokalit ku rrinte njeriu që do të vritej, vajti policia. Ky person ishte përfshirë në një seri ngjarjesh, që ka filluar tani të bashkëpunojë me SPAK dhe ka dhënë materiale edhe për çështje të tjera. Përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në Top Channel dhe u vra roja.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here