Kryemadhi në Parlament: Rama s’vjen këtu se është njëshi për të mbushur brekët, mos u bëni dhe ju jasht*qitja e tij

0
162

Në fakt ndjej keqardhje për kolegët deputetë të Partisë Socialiste dhe aq më shumë për 80% të Qeverisë së zotit Rama dhe për ju që drejtoni këtë Kuvend si gra që jeni.

Përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht se moralisht dhe familjarisht nuk është problemi ynë, është problem i grave të tyre nëpër shtëpia, por politikisht dhe të gënjesh kaq hapur, dhe më vjen shumë keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë, të paktën jo vetëm ne këtu në Parlament por gjithë shqiptarët janë koshientë që Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave.

Vetëm një ka këtu, po s’ka problem për ju se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra ndërsa gratë e partisë i konsideron për burra kështu që ajo, zonja Nikolla ju lutem shumë mos u përdorni në mënyrë kaq primitive. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave.

Ky kryeministër i cili nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i krimit të organizuar, mendoj që tërhiqeni atë gjë se është shumë e turpshme. Mos bëni më gafa të tjera siç keni bërë me përjashtimet e deputetëve të tjerë, zbatoni rregulloren e Parlamentit se po të jetë puna ashtu zonjë më ke hequr dy herë të drejtën e fjalës pa më thirrur asnjëherë emrin në sallë. Kam dashur të flas dhe nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës, pavarësisht se ka qënë e bllokuar foltorja, do flisja nga vendi.

Prandaj ju lutem shumë zbatoni rregulloren e Kuvendit. Unë e di që jeni nën presion të madh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë McGonigal. McGonigal do vazhdojë deri në fund, do t’i  dali 225-çja, pesë milionshja, tetë milionshja, njëqind milionshja, koncensionet, puset e naftës, Taulanti, Damiani të gjitha aty do dalin, por të zbatojmë rregullin këtu në Parlament, të ecim në mënyrë siç është për të ecur. Ai zotëria e dimë që s’vjen se është dhjaks për ketë punë, është njëshi për të mbushur brekët, më falni që po flas me këtë gjuhë, më përjashtoni po të jetë, por mos u bëni dhe ju jashtëqitja e tij se me thënë të drejtën këtë vend e ka shkatërruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here