Ngjarje e rëndë në Angli, 3 fëmijë të mitur gjenden të vdékur brenda banesës

0
111

Tre fëmijë të mitur janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Angli. Mediat e huaja raportojnë se të miturit, dy djem dhe një vajzë ishin të vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre me origjinë suedeze ndodhej në paraburgim, e akuzuar për vrasje.

Babai i tre fëmijëve jeton me familjen e tij, ndaj deri më tani autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë nëse babai ka qenë apo jo në banesë ditën e ngjarjes.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet dhe kur policia ka arritur në vendngjarje, ka konstatuar tre viktimat. Sipas fqinjëve, fëmija më i madh ishte një djalë 8 vjeç, më pas një vajzë 4 vjeç dhe më i vogli, ishte një djalë 6 muaj.

Inspektori i zonës Vicks Hayward-Melen tha se ngjarja është tepër e rëndë. “Ky është një incident tepër tragjik dhe zemërthyer, në të cilin tre fëmijë kanë vdekur fatkeqësisht. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të dashurit e fëmijëve dhe ne do të sigurohemi që atyre t’u ofrohet mbështetje përmes njësisë sonë të ndërlidhjes familjare. Ne besojmë se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka rrezik të mëtejshëm për komunitetin e gjerë”, deklaroi ai./BBC

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here