Luçiano Boçi: Nesër të gjithë në shesh! S’lejojmë Ramën të eleminojë opozitën dhe ta përdori drejtësinë si kobure politike

0
156

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi në një prononcim për gazetën “STANDARD” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të thirrur nga opozita. Boçi zbardh arsyet se pse qytetarët duhet të jenë nesër në 17:30 para Kryeministrisë.

“Protesta e 20 shkurtit ka në bazë të saj kërkesat per rikthimin e lirive dhe të drejtave qytetare të lidhura me sigurinë ekonomike, arsimore, shendetësore e sociale. Liri këto të tronditura nga korrupsioni kapilar, fuzioni krim-politikë, pastrimi i parave të pista e shpërfillja e shtresave sociale.

Dhe rikthimin e lirive e te drejtave politike të lidhura me funksionimin e demokracisë, ruajtjen e pluralizmit dhe rolin e hapesirën jetike të opozitës. Liri këto të vrara nga lufta e paprinciptë e Ramës për eleminimin e opozitës, kapjen e institucioneve, përdorimin e drejtësisë si kobure politike, grabitjen sistematike të zgjedhjeve dhe degradimin e parlamentit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here