Humb jetën nga aksidenti në punë punonjësi i bashkisë së Peqinit

0
76

Një punëtor i bashkisë së Peqinit ka humbur jetë këtë të hënë gjatë një aksidenti në punë. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga autoritetet, 58-vjeccari ishte duke krasitur pemë kur aksidentalisht është rrëzuar dhe më pas ka humbur jetën në spital.

Policia njoftoi se rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht punonjësi i bashkisë, F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here