”Edi Rama, je i pashpresë”/ Berisha: Nesër shkojmë në protestë të gjithë si luftëtarë lirie, si misionarë të shpresës

0
114

Lideri demokrat Sali Berisha deklaroi sonte se qytetaret do shkojne ne proteste si misionare te shpreses.

”Por prapë sonte themi së bashku se çfarë rrugëtimi të mrekullueshëm kemi bërë.
Ishim partia më e sulmuar në historinë e Europës, na vodhën vulën, na mohuan financat, na futën në zgjedhje pa komisionerë, u sulmuam egërsisht nga mediat e korruptuara që fajësonin opozitën për mëkatet e qeverisë, u sulmuam shtazërisht nga Edi Rama me Skapin e tij. U arrestua lideri i opozitës vetëm e vetëm nga frika dhe tmerri që kishte ndaj tij.
I ndaloi emrin në fletën e votimit ndonëse është konfirmuar lider i opozitës në disa zgjedhje dhe disa votëbesime.
Por miq, Edi Rama me këto taktika mund të nënshtrojë fare lehtë njerëzit e tij, rilindësit e tij.
Mund t’i dënojë ata, t’i fusë kundër njëri-tjetrit, mund të poshtërojë secilin prej tyre që nuk i bën like në Facebook, ai mund të burgosë bashkëpunëtorët e tij si kurban për të shpëtuar veten e tij.
Por ne quhemi PD. Ne përqafuam diversitetin, ne jemi njerëzit e lirisë, ne u bashkuam në diversitet për t’i dhënë atij atë që meriton.
Dhe ja ku do ia them këtu sonte para jush: Edi Rama, edhe mund të kesh firmosur ndonjë gjë si pentito në ato dosjet e FBI, por PD kurrë nuk do e pranojë dhe për skandalin e McGonigal do vuash trefishin e dënimit të atij që ke korruptuar.
Edi Rama, je i pashpresë.
Miq, nesër shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse nesër shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë.
Nesër shkojmë të gjithë si luftëtarë lirie, si misionarë të shpresës.
Nesër në shesh nuk ka më demokratë, socialistë apo të paparti, por ka misionarë të shpëtimit të Shqipërisë.
Me të vërtetën dhe bashkimin në anën tonë, ne jemi të pandalshëm.
Më 20 shkurt, nuk ka forcë në botë që të na mohojë vulën e partisë.
Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na e caktojë kryetarin.
Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na vjedhë zgjedhjet.
Të na mohojë të drejtat kushtetuese.
Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen.
Prandaj me 20 shkurt, shkelni në Tiranë, ejani në Tiranë me fitoren në mendjen tuaj.
Me 20 shkurt ejani në Tiranë me triumfin në mendjen tuaj.
Më 20 shkurt ejani në Tiranë me bashkimin në mendjen tuaj.
Më 20 shkurt ejani në Tiranë besimplotë në ditët e para që po vijnë për Shqipërinë.
Ato media që sot ju sulmojnë dhe censurojnë, ato media do shkruajnë me tituj të mëdhenj: PD u rikthye në pushtet.
Mos harroni kurrë, pa 20 shkurtin 1991, nuk do të kishte kurrë 22 mars.
Pas 20 shkurtin 2024, nuk do ketë fitore të PD.
20 shkurti çel dyert e fitores, dyert e pushtetit të PD, dyert e votës së lirë të shqiptarëve.
Ata qeveritarë që sot ju trajtojnë me arrogancë dhe përçmim, nesër do ia mbathin si hiena.
Do ia mbathin, por do i kapim kudo që të jenë.
Ato ministri dhe agjenci që ju vjedhin sot, ju luftojnë, nesër do drejtohen nga ju sepse fitorja e opozitës është fakt i pashmangshëm.
Ju jeni shpresa, ju jeni e ardhmja, jeni shpëtimi i Shqipërisë.
Fitore, fitore, fitore!
Rroftë Rruga e Shpresës, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here